Ekspertizë në patundshmëri. Rekomandime të qarta në blerje.
Themelues dhe menaxher
Liridon Sejdiu
Liridon Sejdiu është themelues dhe menaxher i Ora Estate, me gati 20 vite përvojë në tregun e patundshmërive. I lindur e i rritur në Prishtinë, ai e njeh qytetin e komunën thellësisht: cilat lagje kanë qenë e cilat janë në trend, cila zona po zhvillohen, cilat kanë kërkesë reale, si dhe cilat trende në treg janë më të qëndrueshme.
Përvoja e tij përfshin ndërmjetësim, këshillim dhe menaxhim të transaksioneve të patundshmërive për klientë individualë, investitorë dhe korporata të mëdha në Kosovë. Qasja e tij është e drejtpërdrejtë: të kuptojë nevojën reale, të lexojë saktë tregun dhe të ndërtojë marrëveshje që kanë kuptim për të dy palët.
Përvec projektesh standarde të ndërmjetësimit dhe këshillimit, Z. Sejdiu ka realizuar një sërë projektesh gjigande në Kosovë, të cilat kanë përfshirë: ndërtime kompleksesh banesore, ndërtime industriale, ndërtime parqesh solare, etj.
Çka e dallon Ora Estate
Ora Estate ta thotë troç!
Kjo zonë është e shtrenjtë, kjo zonë është e lirë, kjo bën, kjo s'bën. Kjo pronë ka probleme me pronësi, ajo zonë nuk lejon ndërtim të lartë.
Kemi shumë përvojë dhe sistem shumë të madh të dhënash, prandaj mundësia që të gjejmë përputhje të mira mes kërkesave dhe ofertave për pronarë, blerës, qiramarrës dhe investitorë është shumë e lartë.
Kjo do të thotë më pak zhurmë, më shumë qartësi dhe vendime më të shpejta për njerëzit që duan të blejnë, shesin, japin ose marrin me qira.
Statistika të veprimtarisë
Një pamje e shkurtër e përvojës dhe të dhënave që mbështesin punën tonë.